INTERVISTA/Astrit Patozi: Marrëdhënia PS-LSI e panatyrshme

INTERVISTA/Astrit Patozi: Marrëdhënia PS-LSI e panatyrshme

180
0
Shares

Ish deputeti i PD-së dhe nënkryetar i kësaj partie deri në vitin 2013, Astrit Patozi ka kritikuar sot raportet e mira mes PD dhe LSI duke i kërkuar demokratëve që të jenë të matur në këtë miqësi të re. Duke folur në një intervistë me gazetaren Anisa Kadesha në TVSH, Patozi ka konfirmuar sërish se do të vijojnë takimet në të gjithë vendin për të sqaruar bazën e demokratëve në lidhje me pozicionine  tyre dhe pse e kundërshtojnë kreun aktual Lulzim Basha.

Është mungesë strategjie, mungesë vizioni nga ana e opozitës që po përërit të njëjtat gjëra (eshte fjala për protestën e opozitës)?

Jo unë nuk besoj që protesta është një formë arkaike, por kur protesta mbetet si instrument i vetëm politik, sigurisht që është i mangët. Ajo që unë jam skeptik është fakti që në protestën e vjetshme me të mirat dhe të këqijat e saj gjithsesi Lulzim Basha arriti që të ftojë dhe aktorë të tjerë jashtë politikës, personazhe të shoqërisë civile, të shtypit, intelektualë të cilët ju bashkuan çadrës sepse kauza e çadrës ishte një kauzë e drejtë.

Unë e gjej gati të pamundur që të njëjtët njerëz që u zhgënjyen vjet të afrohen sot. Dhe prandaj them se kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive. Por gjithsesi nuk dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë që të shërbej si shkëndi për të ndezur shoqërinë.

Besoni që Lulzim Basha do arrijë të ndezë shoqërinë?

Unë besoj që protesta vetë të mund të shërbejë si shkëndijë. Për Lulzim Bashën kam një opinion krejt tjetër. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet, partinë që drejton dhe sigurisht që ai që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtuar autoritetin e shtëpisë së vet, e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit.

Ju keni bërë një kërkesë zyrtare për ndryshimet statutore. Keni marrë një përgjigje zyrtare nga Basha apo nga antarë të partisë?

Jo nuk kemi marrë dhe ky është problemi i tij. Në rast se injorimi apo mospërfillja konsiderohen si forma moderne të komunikimit politik, sigurisht që ky është një hall i Lulzim Bashës nuk është më një problem i joni. Ne kemi dorëzuar një dokument serioz politik i cili mbetet në fuqi dhe mospërgjigjia apo përgjigjia e përciptë përmes ekranit sigurisht që është një tjetër shenjë që tregon se PD në lidershipin e Lulzim Bashës është në një lëngatë të thellë idesh dh perspektive.

Nuk ka patur asnjë negociator mes palëve?

Po kjo nuk ka asnjë rëndësi pasi midis nesh nuk ka asnjë arsye personale. Pra unë me Lulzim Bashën, por dhe shumë të tjerë më të nuk i ndan një problem personal, nuk i ndan mëria për listat, nuk i ndan një hall privat, por koncepti për drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Ne mendojmë që kjo është rruga e gabuar dhe koha na ka dhënë të drejtë. Lulzim Basha me disa të tjerë mendojnë se kjo është rruga e duhur dhe këtu kemi ngelur. Fakti që nuk ka një përgjigje do të thotë se PD po zhytet akoma më thellë në një krizë reale, shumëdimensionale dhe përfaqësimi.

Do të ishit dakord ta takonit personalisht nëse do tju ftonte?

Unë takoj gjithkënd nuk kam asnjë kompleks dhe nuk kam asgjë personale. E theksoj nuk e kam as armik, as kundërshtar dhe as rival. Por nuk kam asnjë arsye të ulem me dikë që nuk kam asnjë arsye për të biseduar sa kohë që mes nesh është një oqean. Na ndan një oqean lidhur me mënyrën se si ai e koncepton politikën dhe drejtimin e PD-së.

Megjithatë kjo nuk do të jetë pengesë në përmbushjen e kërkesave që juve keni për ringritjen e PD-së?

Padiskutim. Ne do vijojmë të këmbngulim, por të jeni të bindur që ne tani betejën do ta kemi me demokratët, pra komunikimin me ta dhe çdo vendim do ta marrim në komunikim dhe mirëkuptim me ta.

Domethënë do rivazhdoni turin e nisur?

Padiskutim. Ne do vazhdojmë të takojmë demokratë në të gjithë Shqipërinë dhe në përputhje edhe me kërkesat e tyre ne do të ndërmarrim hapat e tjerë politikë në funksion të kësaj platforme.

Që do të jetë ngritja e një partie tjetër?

Jo jo, kjo është gjëja e fundit që na shkon në mendje, por mund të kishte qenë dhe e para. Pra kjo është gjëja më e lehtë dhe ne nuk kemi zgjedhur rrugën më të lehtë. Kemi zgjedhur më të vështirën, por kemi zgjedhur atë që ne besojmë se ka vlerë dhe ka kuptim për ringritjen e PD-së.

Ju e theksoni shpreshherë bashkëpunimin PD-LSI, Basha-Kryemadhi?

E shikoj si një marrëdhënie të panatyrshme dhe të parakohshme, pra mbi të gjitha të pakonsultuar dhe me forumin më minimal, sepse edhe aleancat edhe armiqësitë edhe prania në blloqe apo koalicione janë vendime të mëdha që duhet të merren në përputhje me statutin dhe forumin e partisë.

Ne sot jemi para një situate që LSI-ja, që nga maji i vitit të kaluar dhe deri sot na paraqitet në katër forma të ndryshme dhe ky është një problem i madh sepse njerzëve nuk ju jepet asnjë shpiegim, se pse LSI-ja herë është delja e zezë dhe herë është i vetmi problem siç ishte në zgjedhje dhe tani është gati i vetmi “salvaxhente” apo bar shpëtimi për të ringritur apo për të rikther partinë demokratike në pushtet.

Ky është një problem i cili zgjidhet vetëm me një mënyrë tjetër të bërit politikë. Është pikërisht ajo që ne kërkojmë nëpërmjet platformës sonë.

LSI-ja nuk mund të jetë brenda një muaji edhe e mallkuara e zotit edhe shpëtimtarja e kombit, sepse janë të njejtët njerëz, e njëjta parti që ka ngarkesën e saj shumë të madhe duke përfshirë këtu dhe kohën kur ka qeverisur bashkë me ne. Pra janë 8 vite të pandërprera në pushtet dhe është shumë herët për ti dhënë gjysmën, jo të tepsisë, por të përgjegjësisë të popullit opozitar që të përfaqësojë popullin opozitar duke filluar që nga protesta e 27 janarit. Jo se është ndonjë sakrileq që të bashkpunosh edhe me forca të majta edhe me forca të tjera. Absolutisht jo nuk kam paragjykime, por çdo gjë duhet të jetë e para e shpieguar mirë në radhë të parë me demokratët, por edhe për publikun e gjerë, sepse nuk është kjo dashuri e nxehtë me shikim të dytë e Partisë Demokratike me LSI-në, sigurisht nuk bën ndonjë përshtypje kaq të mirë dhe në publik. Edhe për njerëzit që nuk merren drejtëpërdrejtë me politikë. Unë jam i bindur që dhe për anëtarët e PD-së nuk është ndonjë gjë kaq e pëlqyeshme.

Ka zëra që bashkëpunimi do të jetë kundër regjimit të Ramës?

Unë nuk e di se si do të jetë kjo marrëdhënie, uroj që të jetë një marrëdhënie e qëndrueshme dhe solide dhe që të ketë produkt mbi të gjitha sepse unë i përkas PD-së dhe uroj që forca ime politike të ketë sukses, por druaj shumë që kjo mund të ndodhë me këto mjete dhe nuk mund të parashikoj sot se çfarë do të ndodhë në raportim me LSI kur kemi pasur një kurbë kaq të çuditëshme në këto muajt e fundit. Ajo që më shqetëson më shumë është vendimmarrja për një aleat strategjik, për një aleat qoftë dhe të përkohshëm, nuk mund të jetë personale, pra nuk mund të merret në zyrën e një njeriu qoftë ky dhe kryetari i një partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY