Greqi, policia ndiqte furgonin, vdes emigranti shqiptar

Greqi, policia ndiqte furgonin, vdes emigranti shqiptar

110
0
Shares

Një shqiptar ka humbur jetën dhe tre persona janë plagosur në hyrje të Selanikut, ndërsa policia greke po përndiqte një furgon, që nuk kishte ndaluar për kontroll. Ndjekja kishte filluar në Polikastro, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Sipas mediave lokale, në furgonin që drejtohej nga një grek, ndodheshin tre emigrantë të paligjshëm shqiptarë dhe kjo ishte arsyeja që drejtuesi u përpoq t’i shmangej kontrollit të policisë. Por policët iu vunë mbrapa duke e ndjekur furgonin për gati një orë. Në hyrje të Selanikut, në vendin e quajtur mbikalimi i Sindos, furgoni u përmbys dhe si pasojë humbi jetën emigranti shqiptar, emri dhe mosha e të cilit nuk janë bërë të ditur. Viktima kishte rënë brenda një kanali dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Drejtuesi i mjetit, grek dhe dy emigrantët e tjerë u dërguan në spital.

Kohët e fundit policia greke i ka shpeshtuar operacionet kundër emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria, shkruan Ora News. Janë të përditshme rastet e arrestimit të shtetasve grekë apo shqiptarë që transportojnë me mjetet e tyre qytetarë nga vendi fqinj, që hyjnë në Greqi pa dokumente të rregullta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY