VIDEO/ Familja kryeministrore e implikuar në trafik droge?! – Basha: Rama në...

VIDEO/ Familja kryeministrore e implikuar në trafik droge?! – Basha: Rama në krahun e krimit, Tahiri dhe Dako e kanë vendin në burg

497
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në Syri.net, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Basha tha se Dako është një instrument në duart e bandave dhe krimit. Ndërsa shtoi se Prokuroria ka prova të forta dhe përgjime të pazareve të bëra nga Dako me bandat ku në shkëmbim të votave ju premtonte privilegje. “Ka një qeverisje të inkriminuar. Unë jam këtu si kryetar i opozitash, kam të gjitha indiciet që Vangjush Dako është prej vitesh instrument dhe përfitues i bandave të Durrësit. Dako është dora që firmos në emër të bandave. Kam indicie që Prokuroria ka prova, përgjime ndërkombëtare që implikojnë Vangjush Dakon”, tha Basha.

Kreu i PD-së Lulzim është shprehur se nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën. Sipas Bashës, kjo ndodh pasi Rama është i inkriminuar. “Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk e kam konsideruar në asnjë çast bashkëpunëtor Edi Ramën, por është palë. Palë është edhe sot që duhet mundur. Bashkëpunëtor nuk e kisha as me 18 maj. Edi Rama nuk njeh demokraci, nuk njeh votë të lirë. Ky njeri njeh vetëm sundimin mafioz, 10 oligarkë marrin gjithë tenderat dhe konçensionet, dhe kjo është arsyeja dhe shkaku i gjendjes ekonomike dhe largimit të shqiptarëve. Pasojat ne nuk mund ti luftojmë pa larguar shkakun, ndaj zgjidhja është koalicioni i vlerave. Nuk mund të ketë drejtësi pa shkuar në burg Tahiri, Dako dhe çdo zyrtar i korruptuar”, tha Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha më tej se shqiptarët duhet të vrasin iluzionet që situata mund të ndryshojë pa një reagim të të gjithëve. Drejtuesi i emisionit, gazetari Çim Peka, pyeti Bashën nëse opozita do të kalojë gardhin  në protestën e 27 janarit, nëse Syri.net publikon fakte dhe prova se Kryeministri Rama dhe familja e tij janë të implikuar drejtpërdrejtë në trafikun e drogës. Kreu i PD-së tha se gardhet nuk ekzistojnë, ato janë në mendjet tona. “Gardhi është në mendjet tona, gardhi që duhet të kalojnë shqiptarët është që të vrasin iluzionet që kjo situatë nuk mund të ndryshojë pa një reagim të të gjithëve. Edi Rama ka humbur çdo të drejtë që të qeverisë këtë vend, Edi Rama është në krahun e krimit”, tha Basha.

Kreu demokrat shprehu bindjen se protesta e 27 janarit do të jetë një nga protestat më të fuqishme që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. “Do të jetë një protestë masive popullore, do të jetë një grusht i fuqishëm për banditët në qeveri, do të jetë mesazhi që shqiptarët nuk e pranojnë me Edi Ramën dhe shpurën e tij në qeverisje. Në të gjitha rastet unë dhe PD kemi qëndruar fuqishëm në të gjitha kauzat, qoftë për dekriminalizimin, qoftë për drogën ashtu edhe për zgjedhjet”, theksoi ai.

Duke iu rikthyer marrëveshjes së 18 majit me kryeministrin Rama, Basha tha se akti i marrëveshjes ishte i detyruar nga ndërkombëtarët. “Ne arritëm të ndërgjegjësonim ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk bëheshin me krimin dhe drogën, por jo t’i bindnim se ato nuk mund të bëheshin me Edi Ramën. Amerikanët na dhanë mbështetje dhe garanci.  Mos kujtoni se hapja e dosjes së Tahirit është rastësi. Sot orët e narkoshtetit po numërohen mbrapsht. Asnjë pikë djersë e demokratëve nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë dëm”, tha Basha.

Emisioni "FAKT" Drejtperdrejt

SYRI.net LIVE – Lulzim Basha përballë Çim Pekës në 'FAKT' #FacebookLive

Publié par SYRI.net sur mercredi 10 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY