Rrugët me para private, përcaktohen katër akse por mund të mos mbarojnë...

Rrugët me para private, përcaktohen katër akse por mund të mos mbarojnë kurrë

114
0
Shares

Qeveria ka përzgjedhur tashmë 5 akset kombëtare të cilat do të ndërtohen nga biznese private por edne nuk ka kurrfarë transparence në tipet e kontratave që do të nënshkruajë qeveria.

Administrata e Ramës nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë në akset kombëtare që kur erdhi në pushtet përfshirë edhe urat e Morinës, mbikalimin e Lacit, unazëne  Fierit dhe Vlorës apo nje segment të rrugës Tiranë-Elbasan.

5 akset kombëtare që do të ndërtohen përmes skemës së Partneritetit Publik Privat nisin me rrugën e Arbrit, ndërsa 4v akset më të fundit ajën kryesisht rrugë turistike.

I para është aksi Thumanë-Vorë. Ky segment ka një gjatësi 20.8 kilometër dhe kosto të parashikuar 250 milionë euro. Sipas qeverisë, vlera e lartë buron nga veprat e shumta të artit, por edhe standardi i lartë i autostradës me katër korsi, që do të ndërtohet

Segmenti i dytë është rruga Kardhiq – Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare, që shkurton distancën e rrugës Tiranë – Sarandë në 3 deri në 3.5 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Projekti i tretë është rruga Orikum – Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.

Vepra e fundit është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përfart 100 milionë euro. Në total, së bashku me rrugën e arbrit të pesë akset pritet të kenë një kosto prej 720 milionë euro.

Programi i rindërtimit ka dy objektiva. Së pari të ndërtojë një infrastrukturë moderne dhe së dyti të mbajë të lartë ritmin e investimeve në ekonomi. Ndaj qeveria do të nxitojë që të gjitha kontratat e rrugëve të nënshkruhen brenda këtij viti, për të kompesuar rënien e pritshme të investimeve nga përfundimi i gazsjellësit tap dhe kaskadës së Devollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY