Lezhë, bashkëjetonte me 13-vjeçaren, i riu e pëson keq pas asaj që bën

Një 24-vjeçar banues në Lezhë është proceduar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases 13-vjeçare me iniciale A. G.

Sipas policisë për të miturën është lëshuar urdhër mbrojtjeje, dhe materialet janë dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09. 01. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A. G., vjeç 13, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E. G., vjeç 24, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Lezhë, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje