Gati për protesta, Basha e Kryemadhi mbledhin kryetarët respektivë të partive në...

Gati për protesta, Basha e Kryemadhi mbledhin kryetarët respektivë të partive në rrethe

84
0
Shares

Opozita është duke u bërë gati për protesta gjatë muajit janar.

Pas takimeve që kishte me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vendosur që sot të mbledhë kryetarët e rretheve. Burime nga selia e LSI-së kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Takimi i Kryemadhit me drejtuesit e LSI-së do të bëhet në kuadër të organizimit dhe përgatitjes së protestave, që do të nisin në Tiranë dhe do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë edhe Basha pritet të bëjë një takim me krerët lokalë të PD-së, për përgatitjet për protestën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY