FOTO/ BE i mbyll derën Shqipërisë, ia hap Serbisë dhe Malit të...

FOTO/ BE i mbyll derën Shqipërisë, ia hap Serbisë dhe Malit të Zi

147
0
Shares

Bashkimi Europian po përgatitet që të premtojë një afat kohor për valën tjetër të zgjerimit. Sipas EuObserver, bëhet fjalë për vitin 2025. “Partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi historike. Për herë të parë, perspektiva e tyre e anëtarësimit ka një afat kohor të mirë,” thuhet në dokumentin strategjik, që do miratohet më 14 shkurt. “Me vullnet të fortë politik, kryerjen e reformave reale dhe zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025,” thuhet në dokument.

Aty theksohet se Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova “do kenë avancuar mirë në rrugën e tyre evropiane deri në atë vit” ose me fjalë të tjera në thonjëza “negociatat do kenë përparuar mirë”. Ky dokument përbën një ndryshim toni pasi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në vitin 2014 se nuk do ketë një zgjerim të BE-së në të ardhmen e parashikueshme.

Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë bisedimet e pranimit. Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta bëjnë këtë vit, nëse Maqedonia zgjidh mosmarrëveshjet e emrit me Greqinë. Bosnja shpreson të fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova po konsideron mundësinë që të kërkojë formalisht statusin e kandidatit. Megjithatë në dokumentin e KE theksohet se mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit mund të dëmtojnë këtë afat kohor ambicioz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY