Gjykata e Apelit lëshon “bombën”: Policia dekonspiroi operacionin “Xibraka”

Gjykata e Apelit lëshon “bombën”: Policia dekonspiroi operacionin “Xibraka”

86
0
Shares
Foto Arkiv - Magazina e droges Xibrake

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vlerësuar se operacioni për ndalimin e grupit që kishte krijuar një laborator droge në Xibrakë të Elbasanit është dekonspiruar.

Sipas kësaj gjykate, operacioni u dekonspirua nga Policia ndërsa prokuroria nuk bëri hetime të thelluara për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së kokave të këtij trafiku. Sipas gjykatës janë fshehur edhe provat e ngjarjes “Ndërhyrja e policisë më 14. 01. 2015 ora 15:10 në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materialet me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroga dhe enë. Ka dyshime se operacioni u dekonspirua, dhe disa anëtarë të grupit i shpëtuan arrestimit”. Ky është gjykimi i Apelit për Krimet e Rënda që disa ditë më parë firmosi dënimet për të pandehurit, mes tyre edhe Ermal Hoxha.

Në dokument thuhet se “të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit ata kanë importuar një sasi lënde me përmbajtje kokaine, etj. Më poshtë theksohet se: ‘Shkalla e organizimit për kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike dhe ekstraktimit më pas të saj, provon se bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale nuk ka qenë rastësor, përkundrazi ka qenë në nivelin e një grupi të strukturuar kriminal’”.

Kështu, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranon për herë të parë se ndërhyrja e policisë ishte e nxituar dhe jo efektive. Gjykata ngre dyshime të forta se operacioni është dekonspiruar, teksa i jep një goditje të fortë Prokurorisë, e cila sipas saj nuk ka vepruar siç duhet për të vërtetuar akuzën për trafik ndërkombëtar droge për 9 të pandehurit. Ka pasur me herët artikulime se operacioni u dekonspirua, dhe tashmë Apeli pranon për herë të parë se operacioni u dekonspiorua nga policia.

Në vitin 2015 gjatë operacionit në pranga ranë 10 persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë gjatë hetimit. Për 9 prej tyre u dhanë dënime të lehta, pasi nuk u vërtetua akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjykata e Apelit pranoi edhe gjykimin e shkurtuar për të dënuar, duke ulur kështu edhe marzhin e dënimit për ta. Ndonëse laboratori i Xibrakës të konsiderohet një ndër më të sofistikuarit në Ballkan, të pandehurit morën dënime të lehta.

Pak ditë më parë Gjykata vendosi lirimin me kusht të një prej 9 të dënuarve, Kelmend Dali për shkak për të gjendjes së tij shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY