FOTO & DETAJE/ Grabitja në Korçë, vajza police kërkonte të dashurin në...

FOTO & DETAJE/ Grabitja në Korçë, vajza police kërkonte të dashurin në errësirë, e gjeti të hedhur mes shkurreve

223
0
Shares

Dalin në dritë detaje të tjera nga grabitja që ndodhi në Korçë mbrëmjen e së shtunës, ku pasi u dhunua shoferi, një 35-vjeçar, autorët grabitën “Benz”-in. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë. Ndërkohë, bashkë me shtetasin D. A., në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, ishte dhe e dashura e tij, shtetasja me inicialet E. G., punonjëse e Policisë së Korçës.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshmitë e personave që u gjendën pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, vajza pas grabitjes kërkoi ndihmë në rrugë, ndërsa e terrorizuar kërkonte të fejuarin e dhunuar, pasi autorët e kishin hedhur me forcë pak metra më tutje në një shkurre.

Falë ndihmës së dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza siguroi një telefon, me dritën e të cilit arriti të gjente edhe 35-vjeçarin. Ndërkohë, telefoni i saj celular mbeti në automjetin e grabitur. Sakaq, policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa për çdo person që do të jap informacion për kapjen e tyre ka ofruar një shpërblim prej 200 mijë lekë të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY