FOTO/ Angli, burgosen dy motra, trafikuan në kushte të mjerueshme 7 emigrantë...

FOTO/ Angli, burgosen dy motra, trafikuan në kushte të mjerueshme 7 emigrantë shqiptarë

114
0
Shares

Dy motra janë dënuar me burg për trafikimin e 7 shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, të cilët i kishin futur në një kamper në kushte të mjerueshme higjeno-sanitare. Oficerët e Kufirit i ndaluan Alison dhe Fabiola Alman gjatë kohës që mbërritën me një traget Brittany, nga Bilbao në Portsmouth, më 4 tetor 2017.  Kur autoritetet hapën derën dhe u futën brenda ata dalluan një erë të rëndë jashtëqitje dhe urine.

Gjykata e Portsmouth u njoh me faktin se oficerët i kishin dalluar shqiptarët në momentin që kishin skanuar mjetin. Gjykata dha dënimin me 4 vjet dhe 6 muaj heqje lirie për Alison Alman, ndërsa për motrën e saj Fabiola dha dënimin me 4 vjet burg. Gjykatësi David Melville vlerësoi se motrat e kishin planifikuar mirë operacionin dhe se Alison kishte qenë në nevojë të dëshpëruar për para. 43-vjeçarja e cila jetonte në Londër, i kishte një borxh prej 4 mijë paund një trafikanti droge, i cili donte që ajo t’i sillte në Britani familjen për ‘punë’. Sipas autoriteteve, kishte qenë trafikanti që kishte mundësuar udhëtimin në këmbim të shlyerjes së borxhit. Por ajo kishte marrë motrën e saj 47-vjeçare Fabiola me vete, pasi kishte pasur një dënim për dhënie të mjetit në gjendje të dehur.

Të dyja gratë e mohuan fillimisht përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal duke deklaruar se kishin qenë me pushime dhe se nuk ishin në dijeni se brenda mjetit të tyre kishte 7 meshkuj. Megjithatë në fund pranuan se kishin asistuar në trafikun e jashtëligjshëm të emigrantëve. Për shqiptarët e gjetur në furgon, të cilët u arrestuan, gjykatësi Melville tha se ishin emigrantë të padëshiruar, pa të drejtë për të qëndruar në Britani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY