Edi Rama mobilizoi Policinë në fushatë, ja çfarë i kërkon LSI Kryeprokurores...

Edi Rama mobilizoi Policinë në fushatë, ja çfarë i kërkon LSI Kryeprokurores Arta Marku

96
0
Shares

LSI i është drejtuar me një letër Prokurores së Përgjithshëm, Arta Marku në lidhje me dhënin e informacionit për një padi ndaj kryeministrit Edi Rama. Padia ka lidhje me thirrjen që kryeministri Rama bëri  për pjesëmarrje të policëve në fushatën e kaluar.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajruar me nr. 142/2 prot, datë 17. 06. 2017 me lëndë: ‘Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrjet anitkushtetuese të kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të PS’, ku provohet shkelja e ligjit dhe kushtetues nga ana e kryeministrit Edi Kristaq Rama”.

“Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, përfundon kërkesa e LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY