Rrëshqitje dherash në Gjirokastër, banorët braktisin pallatin që rrezikon shembjen

Rrëshqitje dherash në Gjirokastër, banorët braktisin pallatin që rrezikon shembjen

78
0
Shares

Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër pasdites e së premtes (5 janar) ka bërë që banorët të braktisin pallatin që rrezikon të shembet që prej mbrëmjes së djeshme.

Rreth 15 familje u larguan nga pallati dhe u strehuan te familjarët e tyre. Ndërkohë sot ata ndodhen para pallatit dhe po presin ndërhyrjet.

Rrëshqitja e dherave solli dëmtimin e një banese 3-katëshe dhe rrezikon shembjen e një pallati 5-katësh. Shkak për rrëshqitjen  e dherave në lagjen “Punëtore” dyshohet se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY