EMRI/ Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare

EMRI/ Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare

81
0
Shares

Një grua shqiptare ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Vittorio Veneto,Treviso, Itali.

Siç shkruan media italiane, shqiptarja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një Fiat “Panda”, përplasje që i ka marrë jetën menjëherë. Makina drejtohej nga një 54-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia.

Sipas të dhënave, gruaja shqiptare ka goditur kokën në kofanon e makinës dhe më pas është shembur në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ajo kishte ndërruar jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY