Tiranë, përleshje me armë plagoset 40-vjeçari

Ndaje

Një person mësohet se është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Urës së Institutit. Burime policore kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje me armë në zonën e ‘Nish-tullës’, në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 05. 01. 2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr. 3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K. P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje