EMRAT & DYSHIMET/ Djali rreh dhe tenton të hedhë nga ballkoni babanë

EMRAT & DYSHIMET/ Djali rreh dhe tenton të hedhë nga ballkoni babanë

84
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mëzes në Tiranë ku djali ka goditur me mjete të forta babanë e tij 69 vjeç. I ati Mhill Rica ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore e ndërsa Florian Rica është shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se 37-vjeçari dyshohet të jetë me probleme mendore. Po ashtu pas dhunimit ai ka tentuar ta hedhë atë nga ballkoni i banesës.

Informacioni paraprak i Policisë

Më datë 05. 01. 2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr. 6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY