Tiranë, punimet në Sheshin “Skënderbej” nuk kanë të sosur, ja rrugët që...

Tiranë, punimet në Sheshin “Skënderbej” nuk kanë të sosur, ja rrugët që bllokohet nga sot në mbrëmje

159
0
Shares

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së automjeteve me arsyetimin “për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar”.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i automjeteve do të ndryshojë si më poshtë…
– Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.
– Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiwan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY