Elbasan, aksident, i riu përplas me automjet të moshuarën

Elbasan, aksident, i riu përplas me automjet të moshuarën

56
0
Shares

Një 65-vjeçare mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua në Lagjen “Luigj Gurakuqi” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dinamos”, ku G. Gj., 23 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip Citroen veturë me targa AA 775 MS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. H., 65 vjeçe banuese në Elbasan.
E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY