DOKUMENTI/ Lindita Nikolla firmos dështimin e reformës në Arsim, i kthehet kohës...

DOKUMENTI/ Lindita Nikolla firmos dështimin e reformës në Arsim, i kthehet kohës së Sali Berishës

318
0
Shares

Lindita Nikolla firmos dështimin e reformës në Arsim, dhe i kthehet bazës ligjore të kohës së PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha duke bërë publik mesazhin e një “Pedagogu dixhital”, denoncon se si Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka firmosur një udhëzim për riorganizimin e strukturave akademike në administratën e IAL. Sipas tij Nikolla ka pranuar dështimin e Reformës, duke kthyer sërish në fuqi ligjin e mëparshëm për funksionimin e Arsimit të Lartë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook”
Ndrikull Nikolla firmos dështimin e ligjit të arsimit të lartë!
Pedagogu dixhital denoncon:
Ndrikull Nikolla konfirmon dështimin e ligjit për arsimin e lartë dhe me udhëzim antiligjor kthehet tek ligji i mëparshëm.
Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z. Berisha, marre shkas nga mesazhi I urimit te Ndrikull Nikolles, per te ndare me ju, nje lajm te rendesishem, per nje ngjarje te paralajmeruar nga ju, ate te deshtimit te ashtuquajtures reforme ne arsimin e larte. Me firmen vete, Ndrikulla e Rilindjes, diten e djeshme nepermjet nje udhezimi per riorganizimin e struktures akademike dhe administrative ne IAL-te publike, te gatuar ne menyre te fshehte me doren e saj, ne kundershtim me ligjin, i jep funksione super administrative autoriteteve drejtuese akademike, perfshire ketu dhe burrin e saj, i cili sic mund ta dini eshte dekan te politekniku dhe aspirant per rektor zgjedhjet e ardhshme… Ky akt, rikthen gjithshka ne situaten e meparshme kur ne fuqi ka qene ligji qe eshte miratuar nga qeveria juaj, duke konfirmuar dhe njehere deshtimin e Rilindjes ose ndryshe qeverise se fasades”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY