VIDEO/ Itali, dalin pamjet ja si kërcënuan 6 kushërinjtë shqiptarë pronarin italian...

VIDEO/ Itali, dalin pamjet ja si kërcënuan 6 kushërinjtë shqiptarë pronarin italian dhe punonjësit

79
0
Shares

Disa shqiptarë, kërcënojnë dhe grabisin pronarin italian. Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet e momentit kur 6 shtetasit shqiptarë në lidhje farefisnore me njeri tjetrin kanë terrorizuar pronarin dhe punonjësit e kompanisë ku punonin dhe kanë grabitur nën efektin e kërcënimeve.
Sipas medieve italiane, mësohet se 6 shqiptarë janë arrestuar nga Carabinierët e Corigliano Calabro me akuza për grabitje të rëndë kundër punëdhënësit të tyre italian. Hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare, shkruan strettoweb.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit të cilët thuhet se janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes, apo rreth shkaqeve që detyruan 6 shqiptarët të ndërmerrnin këtë akt të kundërligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY