AS PARË AS DËGJUAR/ Erion Veliaj e bën edhe këtë, padit këshilltarin...

AS PARË AS DËGJUAR/ Erion Veliaj e bën edhe këtë, padit këshilltarin e PD: Mu turbullua gjendja shpirtërore…

299
0
Shares

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët. Por denoncimet e Krajës i kanë shkaktuar Veliajt turbullirë të gjendjes emocionale dhe në kushte të tilla ai kërkon në gjykatë dëmin moral që i është shkaktuar.
Këshilltari Kraja përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dhurata e Erjon veliajt për Vitin e Ri, është padia që i ka ngritur në gjykatë.
“Thirrje në Gjykatë me justifikimin që akuza jonë për rritjen arbitrare të çmimit të ujit i ka shkaktuar dëm moral dhe turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore të tij! Ky është një gjyq politik i pastër me qëllimin e vetëm për të trembur dhe mbytur çdo formë opozitarizmi në Këshillin Bashkiak Tiranë!”, shkruan Kraja në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY