Kina thyen embargon, i shet nafte fshehtas Kim Jongut

Kina thyen embargon, i shet nafte fshehtas Kim Jongut

63
0
Shares

Satelitët ushtarakë amerikanë kanë kapur Kinën me “presh në dorë”, duke i shitur ilegalisht naftë Koresë së Veriut. Sipas siti koreanojugor Chosun “dy anije kineze tregtojnë ilegalisht naftë duke e kaluar në anijet koreane, për të shmangur sanksionet”.

Ky akt është kapur të paktën 30 herë që nga tetori.

Sipas burimeve qeveritare të Koresë së Jugut, satelitët kanë fotografuar anije të mëdha kineze dhe koreanoveriore duke bërë tregti ilegale nafte në një pjesë të Detit të Perëndimit, më pranë Kinës se Koresë së Jugut.

Fotot satelitore tregojnë madje edhe emrat e anijeve. Një burim qeveritar tha se “ne duhet të fokusohemi mbi faktin që tregtia ilegale e nisur pas Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në shtator që i vuri kapakun importimit të prodhimeve të naftës nga ana e Koresë së Veriut”.

Departamenti i Thesarit i SHBA vendosi gjashtë kompani transporti e tregtare koreanoveriore dhe 20 anije të tyre në listën e sanksioneve më 21 nëntor, kur publikoi imazhe nga satelitët spiunë të marra më 19 tetor që tregojnë një anije me emrin Ryesonggang 1 të lidhur me një anije kineze.

Departamenti vuri në dukje se dy anijet duket se po kalojnë ilegalisht naftë nga anija në anije për të shmangur sanksionet.

Tregtimi nga anija në anije me Korenë e Veriut në det të hapur është i ndaluar nga Rezoluta e KS të OKB-së, por shkelje të tilla janë thuajse të pamundura të diktohen. Çdo embargo nafte e vendosur mbi Korenë në të ardhmen do të jetë e kotë për sa kohë që vazhdon kontrabanda.

Nuk është e sigurt nëse qeveria kineze e ka kthyer qëllimisht kokën nga ana tjetër, por vështirë që të jetë e painformuar, duke parë volumin e madh të kontrabandës.syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY