Horoskopi, shenjat më me fat për 2018

Horoskopi, shenjat më me fat për 2018

444
0
Shares

Dashi:

Në 2018-ën do t’ju duhet të jeni konkret, reflektues dhe të kujdesshëm. Saturni dhe Plutoni tek Bricjapi nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Ata sjellin një periudhë ndryshimesh, ri orientimi dhe largimi nga gjithçka që nuk ju kënaq e ju bën të lumtur.

Busulla juaj e brendshme do të ndryshojë dhe veriu juaj tashmë do të jetë një fakt i ri, një person apo një qëllim i ri. Fundi i vitit do ju sjellë rezultatet e para të impenjimit tuaj të gjatë.

Demi:

Mendimi juaj i parë do të jetë stabiliteti, të konsolidoni arritjet në punë, në dashuri apo në jetën tuaj personale. Saturni bashkë me Plutonin do t’ju bëjnë të fortë dhe të vendosur.

2018 do t’ju shohë më luftues se kurrë, më praktikë dhe realist, saqë mund të dukeni edhe cinikë! Kalimi i Uranit tek Demi gjatë majit dhe nëntorit do t’ju bëjë të provoni ndryshimet e mëdha që ju presin vitet e ardhshme.

Binjakët:

Do ta nisni vitin duke u ndjerë më të lehtë, duke menduar për veten tuaj dhe projektet personale, duke zhvilluar interesat tuaja pa shqetësimet e viteve të kaluara që ju kanë ngrirë buzëqeshjen në buzë.

Urani tek Dashi nga fundi i majit dhe deri në nëntor do ju ndihmojë të bëni ndryshimet e nevojshme. Një vit i mirë në përgjithësi, sidomos përsa i përket humorit tuaj dhe besimit në vetvete.

Gaforrja:

2018 do të jetë një vit intensiv për ju, të dashur Gaforre. Intensiv dhe impenjativ, me momente të komplikuara dhe të tjera që do ju ngrenë nervat. Prisni gjithçka, përveç mërzitjes. Të rejat do të jenë të shumta dhe do të duhet të tregoni kujdes e të reflektoni për të gjetur mënyrën më të mirë, për të bërë zgjedhjen e duhur për ju dhe familjen tuaj.

Pozicionimet e yjeve do t’ju sjellin gjëra shumë pozitive, por edhe të lodhshme e të komplikuara. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Rrini në gatishmëri!

Luani:

Edhe në 2018 do të jeni pasionalë dhe kurajozë si gjithnjë. Madje në raportet familjare ose ato personale mund të jeni më këmbëngulës se asnjëherë, për t’i sjellë me këmbë në tokë personat që doni.

Mos jini impulsivë, 2018 nuk do të jetë vit i pafavorshëm, por do t’ju duhet të tregoheni më të qetë, për të evituar ekzagjerime të çdo tipi. Nëse do të ndiqni këtë këshillë mund të merrni nga 2018 më të mirën që ai ju ofron, sidomos në fund të vitit.

Virgjëresha:

Çfarë mrekullie ju pret në 2018-ën ju Virgjëresha. Gjatë këtij viti do të rimëkëmbeni plotësisht. Humori do të jetë super, do të dini të bëni zgjedhjet e duhura për të stabilizuar jetën tuaj edhe në sferën personale. Vendimet që do të merrni do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Sa mirë është të ndiheni të qetë, të sigurt në vetvete, me më pak mendime negative dhe shqetësime! Ndonjë gjë edhe mund të shkojë jo mirë, por jo si në vitet e kaluara.

Peshorja:

2018 mund të jetë një vit plot punë, i karakterizuar nga zgjidhje që do të kërkojnë reflektim maksimal dhe kujdes. Nëse nuk i parashikoni gjërat, do të përballeni me të papritura që mund t’ju detyrojnë të rishikoni planet dhe projektet personale ose ato familjare.

Do të jeni si uji që merr formën e enës ku ndodhet, prandaj do të mësoni të përshtateni me situatat që do të krijohen. Lajme të mira do të merrni në nëntor, kur Jupiteri të shkojë tek Shigjetari.

Akrepi:

Jeni gati Akrepë? 2018 ju ofron një vit për t’u mbajtur mend. Të lumtur në dashuri, të suksesshëm në punë, të ardhura në rritje, mirëqënie dhe mirëkuptim në familje. Do të ndiheni të sigurt në çdo hap që do të hidhni, në zgjedhjet që do të bëni, në veprimet që do të ndërmerrni. Gjithsesi nuk do t’ju mungojnë surprizat, që Urani, që do të ndodhet tek Demi nga maji në nëntor, do t’ju shkaktojë gjatë këtyre muajve.

Shigjetari:

2018 do të jetë një vit përgjithësisht i qetë, me ndonjë të re që gjithsesi nuk do ta përshpejtojë ritmin e këtij viti. Vetëm në fund të vitit, ritmi do të përshpejtohet, me futjen e Jupiterit tek shenja juaj. Ky kalim do të nxjerrë në pah arritjet dhe dëshirat tuaja. Do ju ndihmojë të shprehni të gjitha gjërat që keni mbajtur brenda gjatë kësaj kohe. Vetëm Neptunin do ta keni kundër. Ai mund t’ju shkaktojë ndonjë zhgënjim në familje apo dashuri, por do ta kaloni pa probleme.

Bricjapi:

Saturni dhe Plutoni do të jenë tek Bricjapi. Ky kalim do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja, të çdo tipi qofshin, por mund t’ju bëjë edhe shumë të fortë dhe të vendosur saqë nuk do të pyesni se kë do të shkelni me këmbë gjatë realizimit të gjërave që keni përzemër.

Nuk do të hiqni dorë nga asnjë, në emër të suksesit, as nga humaniteti juaj, as nga empatia, as nga solidariteti. Pra, përveç suksesit material, do të fitoni gjëra më të çmueshme; stimën dhe besimin e atyre që ju rrethojnë.

Ujori:

Të pakënaqur, të pa përmbushur, nganjëherë edhe të frikësuar nga diçka që ju vetë nuk dini ta përkufizoni. Miq dhe mikesha të Ujorit, çfarë po ju ndodh? Hidhni sytë pas dhe shikoni gjithë gjërat që keni bërë dhe keni arritur.

Jupiteri tek Akrepi do t’ju acarojnë disi, por në anën tuaj do të keni Uranin (përveç periudhës maj-nëntor) dhe nga nëntori edhe Jupiterin që do t’jua bëjnë shumë fantastikë dy muajt e fundit të vitit.

Peshqit:

2018 do të jetë i mbushur me kalime pozitive dhe në përgjithësi nuk do të kaloni situata të pafavorshme. Do të ndiheni të fortë, të vendosur, plot vetëbesim, të gatshëm të hidhni pas krahëve vitet e vështira.

Do të jeni gati veçanërisht të merrni nga jeta atë që keni më përzemër, në të gjithë drejtimet. Fati do t’ju rezervojë surpriza të bukura, kështu që… shijojini!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY