Akt terrorist mbrëmë në mesnatë ne Tirane, e zbuloi OST

Akt terrorist mbrëmë në mesnatë ne Tirane, e zbuloi OST

173
0
Shares

Ndërprerja e energjisë mbrëmë është shkaktuar nga shkleje  rëndë penale. Dikush ka qëlluar me armë duke lënë për disa orë mijëra qytetarë të Tiranë snë terr pikërisht natën e vitit të ri.

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë ka depozituar një denoncim në polici. Sipas njoftimit zyrtar të OST-së ishte qëlluar me armë zjarri, në drejtim të nënstacionit pranë Uzinës së Traktorëve dhe ky ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për disa orë ka dalë edhe jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së. Për ngjarjen, OST ka bërë denoncim në polici në komisariatin nr 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me armë zjarri.

Në fotot e mbledhura nga OST lidhur me rastin duket edhe një gëzhojë automatiku. Natyrisht që nuk është argument i fortë por gjithsesi shpërndan vëmendjen nga mungesa e dritave natën e festës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY