Çadër apo do të rrethohet Kryeministria, ja si do të jetë protesta...

Çadër apo do të rrethohet Kryeministria, ja si do të jetë protesta e opozitës në janar

138
0
Shares

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se protestat masive që PD-ja nisa nga janari kundër qeverisë Rama do të jenë paqësore dhe masive ashtu siç kanë qenë gjithmonë nga ana e PD vitet e fundit. I ftuar në studion e Report TV, Këlliçi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për t’u bashkuar në protestë, ndërsa i pyetur nëse përpara Kryeministrisë do ngrihet sërish çadra tha se formati i protestës së opozitës do vendoset ditët e para të janarit. “Duhet të ngihemi në protesta, dhe jo të qëndrojmë me sytë nga qielli duke pritur një zgjidhje. Protestat do të jenë paqësore siç kanë qenë gjithmonë nga Partia Demokratike, pa probleme dhe masive. Skenarët e protestës do njoftohen ditët e para të janarit. Protestë, çadër apo do të rrethohet Kryeministria, pak rendësi ka, e rëndësishme është të bashkohemi në sintoni për një qëllim të përbashkët, rrëzimin e qeverisjes Rama. Pasi të gjithë e kemi kuptuar që me këtë model qeverisje e ardhmja e te gjithëve në është në rrezik”, u shpreh ai.
Shumë qytetarë kanë mbetur të zhgënjyer dhe të revoltuar nga PD, vijoi Këlliçi, cili nuk kursen kritikat për lidershipin demokrat. Sipas kreut të FRPD, qytetarët presin zgjidhje e cila nuk ka ardhur nga selia blu. “Qytetarët janë dhe të revoltuar me udhëheqësit e Partisë Demokratike, sepse thonë që duhet të na udhëhiqnit më mirë dhe të gjenim një zgjidhjeje. Ka pasur dhe demokratë skeptike se mos po e ekzagjerojnë me akuzat ndaj Qeverisë. Ata demokratë janë bindur, se kemi parë rastin Tahiri, hetimet nga drejtësia italiane, raste që nuk mund të manipulohen pasi janë aty. Shqipëria është shndërruar në Kolumbi. Ne jetojmë në një narko-shtet dhe të gjitha më pas janë të lidhura zinxhir”, ka thënë Këlliçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY