Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbën

Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbën

122
0
Shares

Një mjek i spitalit të Naousa në Greqi është dhunuar barbarisht nga një shqiptar, i cili kishte shkuar së bashku me bashkëshorten për të vizituar dy fëmijët e tyre. Rasti është bërë i ditur nga drejtoria e spitalit të Naousa, e cila ka paditur në polici agresorin.
Sipas tyre, shqiptari dhe gruaja e tij shkuan në pediatri për të vizituar fëmijët e tyre. Pasi u larguan, shqiptari u kthye përsëri pas 1 ore dhe hyri në zyrën e pediatrit duke e qëlluar me grushte në trup. Nga dhuna e ushtruar ndaj tij, pediatrit iu thye këmba.
Në njoftimin e spitalit nuk thuhet asgjë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje. Përveç padisë në polici ndaj agresorit shqiptar, spitali u kërkon autoriteteve greke që të mundësojnë roje sigurie në institucione të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY