LAJMI I FUNDIT/Grabitet banka ne Lac, hajdutët ikin pa asnjë pasojë

LAJMI I FUNDIT/Grabitet banka ne Lac, hajdutët ikin pa asnjë pasojë

284
0
Shares

Në sytë e punonjësve të bankës dhe rojeve të sigurisë një grup personash ia ka dalë të grabisë sasi të mëdha parash që kanë qenë në përpunim e sipër nga zyrtarët e bankës së nivelit të dytë në Lac.
Sipas policisë vjedhaj ka ndodhur rreth orës 16.30 këtë pasdite.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2017, rreth orës 16:36, në Sallën  Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:
Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së  Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.

Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar. Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY