EMRI/ Patos, 55-vjeçari godet dhe plagos me thikë bashkëmoshatarin

EMRI/ Patos, 55-vjeçari godet dhe plagos me thikë bashkëmoshatarin

108
0
Shares

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në lagjen “Naftëtari” të Patosit.
Policia thotë se Altin Tata 55 vjeç ka goditur me mjet prerës shtetasin G. H., 55 vjeç. Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
G. H.,ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për plagosjen, Altin Tata. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY