EMRI & FOTO GALERI/ Policia britanike “poston” drejt Shqipërisë vrasësin e 2...

EMRI & FOTO GALERI/ Policia britanike “poston” drejt Shqipërisë vrasësin e 2 vëllezërve, u fsheh atje 20 vjet me emër të rremë

136
0
Shares

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Anglia, shtetasin shqiptar Martin Kaza. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Kurbinit me 20 vite burg, nën akuzën e vrasjes së dy vëllezërve. Martin Kaza, vrau në Shqipëri vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini për “gjakmarrje”. Kaza u arratis, por u dënua në mungesë të tij për vrasje dhe plagosje. Ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke u paraqitur si shtetas kosovar me një emër të rremë. Ai u martua dhe kishte krijuar familjen me tre fëmijë në Angli. Kaza punoi në restorante, lavazhe e disa vende te tjera, teksa thuhet se ishte martuar atje me një bashkëkombase në vitin 2008. Me 32-vjeçaren Majlina Dule ai ka tre fëmijë.
Duke folur përpara gjykatës momentin e arrestimit, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994, ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi. Martin Kaza, si pjesë të mbrojtjes për të shmangur ekstradimin i tregoi gjykatës se e kishin goditur 4 herë me thikë dhe kishte përfunduar në koma pasi ishte dëbuar nga Greqia. Pavarësisht justifikimeve të tij, gjykatësi John Zani urdhëroi ekstradimin e Martin Kazës. Policia e arrestoi Kazen, nga Enfield, në veri të Londrës, këtë vit pasi Shqipëria lëshoi një urdhër ekstradimi ndaj tij.

HISTORIA/ Nga vrasja e Komisarit në Rrëshen, tek hakmarrja në Kurbin 3 vite më vonë
Martin Kaza, i arrestuar në Londër për një vrasje të dyfishtë në vitin 1997 në Kurbin u ekstradua mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Por cila është zanafilla e konfliktit mes familjeve Gjini dhe Kaza?
Qyteti i Rrëshenit, më datë 9 Janar të vitit 1994 u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale. Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Gazetat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg. Që prej asaj kohe, 45-vjeçari u largua jashtë vendit dhe nuk u kthye më në atdhe. Ai u arrestua pak ditë më parë në Londër, ku jetonte nën identitetin e rremë kosovar, Naim Karagia.

9 Janar 1994 – Vritet Komandanti i Policisë Kriminale
Ditën e Premte, rreth orës 18:00 në qytetin e Rrëshenit qëllohet me pistoletë, Komandanti i Policisë Kriminale të rrethit të Mirditës, Ndue Kaza. Vrasja erdhi si pasojë e grindjes së dy grupeve rivale mirditorësh në qytet. Në zënie e sipër, të dy grupet e të rinjve qëllojnë dhe vritet oficeri në fjalë.

4 Korrik 1997 – Laç, vrasje në mesditë. Hakmarrje për dy vëllezër
Breshëri automatiku në mesin e pazarit të Laçit, dje rreth orës 13:00. Një 23-vjeçar ka vdekur në vend dhe vëllai i tij 20-vjeçar është plagosur rëndë, pas këtij atentati në zemër të qytetit. Ndërkohë që tregtarët kanë lëvizur tezgat dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Arsyet që kanë dërguar në vrasjen dy vëllezërve D. Gjini dhe A. Gjini, mendohet të jenë për hakmarrje, pasi D. Gjini para dy vitesh kishte vrarë në Rrëshen Shefin e Krimeve Ndue Kaza, për këtë rreth. Megjithatë do të jenë organet hetimore që do të vërtetojnë arsyen e vrasjes, ndërkohë që dy atentatorët janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, kur dy vëllezërit Gjini kanë ndaluar pranë Pallatit të Kulturës, Laç me një makinë. Me të hyrë në pazar, dy të rinj të pajisur me armë automatike, sipas dëshmitarëve okularë kanë qëlluar mbi dy vëllezërit. Ndërkohë që Doda, 20-vjeç ka ndërruar jetë në moment, i vëllai i tij 23-vjeçar Agustini është plagosur rëndë dhe është dërguar urgjent në spitalin e qytetit. Më pas, ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

19 Qershor 2001 – Gjykata dënon me 22 vite burg autorin
Gjykata e Kurbinit dënoi në mungesë Martin Z. Kazën me 22 vite burgim, për vrasjen e dy vëllezërve Dod dhe Agustin Gjini, por vendimi nuk u ankimua asnjëherë nga autori i vrasjes, i cili pas krimit ishte larguar nga vendi. Gjyqtari Besnik Qira sqaron se një prej dëshmitarëve në gjyq ka rrëfyer se pas vrasjes është porositur nga xhaxhai i autorit, që së bashku me një person tjetër të shkonte në shtëpinë e babait të viktimave dhe t’u çonte fjalë, sipas zakonit dhe kanunit, se: “Vrasjen e Dod e Agustin Gjinit e ka nga neve (nga Kaza), duke porositur që për vonesën e të dërguarit fjalë ishte bërë shkak se nuk kishin qenë në shtëpi Martin e Artan Kaza”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY