EMRA & FOTO/ Kryeprokurorja fillon “spastrimet”, ja largimi i parë i urdhëruar...

EMRA & FOTO/ Kryeprokurorja fillon “spastrimet”, ja largimi i parë i urdhëruar prej saj

149
0
Shares

Nuk ka vonuar shumë nga ajo që pritej. Ndryshimi i parë i kryeprokurores Arta Marku ka ardhur. Ajo ka larguar nga posti prokuroren Rovena Gashi. Në vend të Gashit komandohet Arqile Koca një nga kandidatët konkurrent për kryeprokuror.
Rovenda Gashi drejtonte Njësinë e Dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë. DRONI.al

Njoftimi i plotë i Prokuroisë
Prokurori i Përgjithshëm emëron Drejtorin e ri të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.
Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.
Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY