DINAMIKA/ Greqi, zbardhet si nisi sherri me thika mes grupit 5 të...

DINAMIKA/ Greqi, zbardhet si nisi sherri me thika mes grupit 5 të shqiptarëve

114
0
Shares

Mediat greke kanë zbardhur dinamikën e sherrit me thika mes shqiptarëve mbrëmjen e 27dhjetorit në Kretë të Greqisë. Dy kushërinj shqiptarë 22 dhe 24 vjeç mbetën të plagosur, ky i fundit në gjendje më të rëndë por tashmë kaloi rrezikun.
Ata u qëlluan me thikë nga tre shqiptarë të tjerë të moshave 42, 24 dhe 21 vjeç të cilët janë arrestuar nga policia greke. Mediat lokale të Kretës shkruajnë se sherri mes tyre nisi në një lokal ku ndodheshin dy kushërinjtë dhe tre shqiptarët e tjerë. Mes dy grupeve nuk kishte njohje të mëparshme. Në kushte ende të paqarta, mes dy palëve pati një tension. Për të shuar konfliktin ndërhyri pronari i lokalit. Më pas dy kushërinjtë u larguan, por u ndoqën nga tre shqiptarët e tjerë të cilët i sulmuan me thika.
Autorët u arrestuan nga policia dhe akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas shtypi grek, dy kushërinjtë shqiptarë që mbetën të plagosur jetojnë prej vitesh në Kretë së bashku me familjet e tyre dhe nuk njihen si persona problematikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY