DETAJE/ Krimet e Rënda lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri, ja çfarë...

DETAJE/ Krimet e Rënda lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri, ja çfarë thotë ekspertiza për shëndetin e tij

162
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka liruar sot gjyqtarin Shkëlqim Miri. Megjithëse ekspertiza mjekoligjore, kishte arritur në një konkluzion tjetër, sipas së cilës Shkëlqim Miri është me tumor dhe se i rrezikohet jeta, Gjykata e Krimeve ët Rënda, ka vendosur që ai të qëndrojë ende në paraburgim.
Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, ka kërkuar më se një muaj më parë lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Nëpërmjet avokatit Ardian Visha ai ka argumentuar se kërkohet lirimi pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Kjo situatë i rrezikon edhe jetën. Gjykata e Krimeve të Rënda pas këtij pretendimi, në një nga seancat e mëparshme të saj caktoi dy ekspertët për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Mësohet se ish-anëtari i KLD-së prej disa ditësh ka qenë i shtruar në Spitali në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkëlqim Miri akuzohet për veprën e korrupsionit aktiv dhe u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, teksa në shtëpi iu gjetën edhe 300 milionë lekë. Shkëlqim Miri është ndaluar javë më parë nga policia, pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet për të ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës. Pas kësaj akuze dhe pas vendimit të Gjykatës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të pezullojë nga detyra gjyqtarin e arrestuar nën dyshime për korrupsion, Shkëlqim Miri. Vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të KLD-së nën drejtimin e presidenti Ilir Meta.
Më se një muaj më parë u bë arrestimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri pa pritur caktimin e masës së sigurisë nga gjykata është bërë për shkak se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se ai mund të largohej jashtë vendit. Kjo për shkak se dy ditë para arrestimit të tij, kushëriri i tij, Kujtim Miri, ishte thirrur në prokurori. Edhe pse nuk ishte marrë në pyetje, duke ia shtyrë për një moment tjetër, Kujtim Miri dyshohet se e ka informuar gjyqtarin për këtë fakt. Më 7 nëntor 2017 është thirrur për të dhënë shpjegime në Prokurorinë për Krimet e Rënda Kujtim Miri. Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, ai ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Por në të njëjtën ditë, sipas Prokurorisë, ai ka takuar gjyqtarin Shkëlqim Miri. “Fillimisht, sipas vëzhgimit që i është bërë, Kujtim Miri ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite, në orën 19:40, po më datë 7 nëntor 2017. Ulet në një bar-kafe në rrugën ‘Islam Alla’, ku është dhe shtëpia e gjyqtarit, dhe aty takohet me këtë të fundit. Kujtim Miri, mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx, si dhe Shkëlqim Miri, mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj 2017, si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017, që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në Apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017″, thuhet në dosjen e Prokurorisë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY