DEKLARATA/ Meta tregon pse i dha shtetësinë Janullatosit dhe premton një Krypeshkop...

DEKLARATA/ Meta tregon pse i dha shtetësinë Janullatosit dhe premton një Krypeshkop shqiptar

74
0
Shares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi të enjten në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan se Kryepeshkopi i ardhshëm do të jetë shqiptar. Gjatë intervistës me gazetarin Fevziu ai ka folur në lidhje me dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos duke theksuar se shtetësia për klerikune lartë ishte një bindje e tij institucionale.

Sipas tij ajo u përforcua nga kërkesa të shumta nga profesorë, mjekë dhe njerëz të kulturës që kërkonin t’i jepet nënshtetësia shqiptare Anastas Janullatosit. Meta tha se ata janë shumë të lumtur për këtë veprim, pasi e konsideronin si një padrejtësi. Sipas tij, Janullatosi ka dhënë një kontribut të madh për ngritjen e kishave ortodokse nga hiri, pasi ishin rrënuar nga regjimi komunist. Në këtë lëmë, për Presidentin e Republikës, është dhënë një kontribut shumë i madh nga ana e Kryepeshkopit. Meta tha se kjo çështje nuk duhet politizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY