Veliaj vjedh edhe projektin e lumit te Tiranes

Veliaj vjedh edhe projektin e lumit te Tiranes

228
0
Shares

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se është e pavërtetë që Rehabilitimi i Lumit të Tiranës është një projekt i nisur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Enno Bozdo theksoi se projekti është nisur në 2012-ën, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha dhe se deri kur u bllokua nga qeveria Rama, ishin kryer 40% e Punimeve.
Enno Bozdo vuri në dukje se Veliaj i ka gjetur gati, në punim e sipër, të gjitha veprat e mëdha të Tiranës, që u bllokuan nga Edi Rama, Unazën e Re, Bulevardin e Ri dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës.

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, publikoi edhe videon e inspektimit të punimeve në lumin e Tiranës nga Lulzim Basha.

Në foto janë Basha gjatë inspektimit të punimeve në Lumin e Tiranës, kur ishte kryebashkiak dhe pjese nga statusi i Enno Bozdos.

Statusi i plotë i Enno Bozdos.

“Veliaj genjen edhe kur ka te drejte.

Ka nje te drejte Erion Veliaj kur argumenton se rehabilitimi i Lumit te Tiranes eshte nje veper madhore per Kryeqytetin. Dhe e tille eshte vertet! Eshte nje veper qe jo vetem do eleminoje permbytjet ne kete zone (rreth 1000 familje te permbytura ne 2013), por do sjelle nje “korridor ekologjik” per Tiranen pikerisht atje ku depozitoheshin mbetje pafund.

Por per fat te keq, sic Veliaj e ka ves (se vesi del me shpirtin), genjen edhe ne kete rast. E shet si punen e tij kur dihet boterisht se projekti i Lumit te Tiranes u konceptua dhe filloi te zbatohej pergjate vitit 2012. Mburret, ndersa e gjeti te gjithe gati. Ashtu si gjeti gati Bulevardin e Ri apo Unazen e Re. Apo sic gjeti gati shkolla dhe kopshte te ndertuara, te cilat i shet si punen e tij.
Po e njejta histori, me te njejtin klloun, qe perserit te njejten batute. Standard shume i ulet qofte edhe per politiken shqiptare.

E verteta eshte se kjo veper madhore u konceptua nga administrata Basha dhe filloi zbatimin po nga kjo administrate. Ishte kryer thuajse 40% e volumit te punimeve kur qeveria e Edi Rames vendosi ta bllokonte projektin vetem sepse ajo ishte veper e Lulzim Bashes. Xhelozia ndeshkoi pa te drejte kryeqytetin!

Projekti, i cili u bllokua totalisht per dy vjet, gjithsesi mundi te pastronte 600 mije tone mbetje nga Lumi Tiranes si dhe te ngrinte argjinaturat mbrojtese per pjesen me te madhe tij. Ky projekt qe ne vitin 2012, (pra jo ne 2015, sic e “shiti” lajmin sot Veliaj), parashikonte rreth 1 milione m2 gjelberim shtese per Tiranen. Projekti e kishte financimin gati, dhe nese Edi Rama nuk do ta bllokonte, Tirana do te duhej ta gezonte kete veper madhore dy vjet me pare.

Por kjo nuk ndodhi per arsyet tashme te njohura nga te gjithe. Sidoqofte eshte shume mire kur nje veper madhore si kjo po perfundon. Eshte veper qe i nevojitet shume kryeqytetit dhe banoreve te Tiranes. Eshte aq e domosdoshme sa edhe vete Veliaj nuk mund te rrije dot pa e thene.
E ne kete pike, nuk mund te mos t`i japesh te drejte Lulzim Bashes kur deklaronte se per te “..qytetaret jane te paret”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY