ALARMI/ Edhe infermierët braktisin Shqipërinë, ja sa janë larguar për vitin 2017

ALARMI/ Edhe infermierët braktisin Shqipërinë, ja sa janë larguar për vitin 2017

311
0
Shares

Numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit. Plot 618 janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë.
Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit thotë për TV Klan se, “Për vitin që kaloi shkuan në rreth 230. Për këtë vit ne kemi rreth 618. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania. Ajo që na shqetëson më shumë është sepse ata duan një infermier me eksperiencë”.
Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por Presidenti i Urdhrit të Infermierëve e shikon me shqetësim këtë eksod, i cili në të ardhmen mund të krijojë mangësi në sistemin tonë shëndetësor. “Di gjë po vazhdojnë kurset e gjuhës së huaj për të ikur dhe në vitin 2018, apo 2019 apo 2020 do të kemi në fluks akoma më të madh dhe ndoshta pas viteve 2020 mund të krijohen probleme dhe tek ne”. Ai kërkon që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marri masa për parandalimin e këtyre largimeve masive, duke përmirësuar kushtet e punës, pagën dhe trajtimin e infermiereve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY