EMRI & FOTO GALERI/ Gjirokastër, sekuestrohen 281 kg drogë dhe armë në...

EMRI & FOTO GALERI/ Gjirokastër, sekuestrohen 281 kg drogë dhe armë në stan, pranga 60-vjeçarit nga Lazarati

83
0
Shares

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 281 kg kanabis si dhe një armë zjarri. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ka rënë Hysen Brahimi, pasi në stanin në pronësi të tij u gjet sasia e drogës. Në kuadër të operacionit “Pesjaku” në stan u gjetën 28 thasë plastikë me drogë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Gjirokastër kanë zhvilluar operacionin e koduar “Pesjaku”.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në vendin e quajtur “Kunupicë – Pesjakë”, Gjirokastër, në stanin e shtetasit Hysen Brahimi kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambient. Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë. Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: Hysen Brahimi, 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY