Basha zbulon skemën e Ramës nëse ‘Prokurori I Përkohshëm’ shkon në Kushtetuese

Basha zbulon skemën e Ramës nëse ‘Prokurori I Përkohshëm’ shkon në Kushtetuese

112
0
Shares

Lulzim Basha ka treguar sonte në një intervistë në to story arsyet se pse PD nuke  ka cuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm.

Sokol Balla: Megjithatë, nga ana tjetër juve iu ofrua ky konsensus politik….
Lulzim Basha: Jo, nuk e pranoj këtë.
Sokol Balla: Dakord, nuk e pranoni se ju thoni Kushtetuta.
Lulzim Basha: Sepse nuk është e vërtetë që mund t’i ofrohet opozitës të bëjë pazar me kryeprokuroren. Iu ofrua pazari, por jo konsensusi.
Sokol Balla: Përse PD nuk e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese?
Lulzim Basha: PD po e shqyrton këtë mundësi, ku ka dy linja mendimi, ndjekja e rrugës institucionale dhe lonka tjetër se gjatë qeverisjes së Ramës  Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë demokracie, në një krizë të thellë institucionesh dhe në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike e cila nuk mund të zgjidhet, duke pretenduar se në këtë vend funksionojnë institucionet. Nëse një mazhorancë vendos të shkelë haptas në mënyrë flagrante Kushtetutën, dhe e zhbën një investim të madh të shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar siç ishte reforma në drejtësi, përgjigja nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm “çoje në Kushtetuese”. Përkundrazi, ky është një kapak floriri për mazhorancën. Kjo është mundësia për të blerë kohë që ndërkohë përmes këtij investimi, të shkatërrohet plotësisht aspekti i reformës në drejtësi, që ka të bëjë me Prokurorinë, që emëron seimenët dhe benjaminët e mazhorancës në KLP. Në këtë mënyrë edhe prokurori i përhershëm dhe aftësia e prokurorisë për të çuar deri në fund hetimin e Sajmir Tahirit, i cili është kapur dhe një herë në flagrancë nga Antimafia jo thjesht nga opozita. Edhe mundësia për të hapur hetimet për Vangjush Dakon, i cili po kështu sipas informacioneve që vijnë nga institucionet e mirëinformuara është përgjuar nga agjensitë ndërkombëtare duke komunikuar me bandat e Durrësit për shitblejrjen e votës në Durrës, të gjitha këto të mbyllen. Mbyllen sepse lidhja e këtyre dy figurave me Edi Ramën, dihet katërcipërisht. Pra kemi të bëjmë me një investim për fatin e një njeriu, për pushtetin e një njeriu, për pasurimin e një njeriu dhe një grushti njerëzish në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me reformën në drejtësi, në kundërshtim me aspiratat e të gjithë shqiptarëve për të pasur një vend që shkon drejt normalitetit. Zgjedhjet asgjesohen, reforma në drejtësi pëson një godije që mund të jetë fatale për të. Cila rrugë mbetet ? Gjykata kushtetuese? Absolutisht jo.
Alibia se kjo mund të zgjidhet nga gjykata Kushtetuese është një narkozë e vlefshme për narkoshtetin, e vlefshme për klanin kriminal dhe e dëmshme për një shoqëri të tërë. Është e tepërt utopike, cinike të kërkojmë që këtë situatë të na e zgjidhin 6 apo 7, sa kanë mbetur gjyqtarë kushtetues, të cilët po kështu mund të ndodhen para presionit, shantazhit, apo joshjes sepse duhet ta kuptosh që Edi Rama ka kapur çdo pushtet. Ka dorë të hekurt në qeveri, ka dorë të hekurt në Parlament. Nuk funksionon qeveria si një bashkësi personash me integritet por si një harem personal i kryeministrit. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Parlamentin, ka kapur kryeprokurorin, është vetë kryeprokuror tani. Ka një dorë të hekurt përsa i përket mediave. Përmes monopoleve qeveritare sundon ekonominë. Dhe në këtë situatë e vetmja shpresë është një bashkim i madh i shqiptarëve ndaj të cilëve ka për detyrë opozita ti prijë si koncept, jo thjesht si parti apo bashkim njerëzish, por si koncept opozita politike ka detyrën t’i prijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY