Reagon ambasada franceze për vdekjen enigmatike të Florenc Beqirit

Reagon ambasada franceze për vdekjen enigmatike të Florenc Beqirit

158
0
Shares

Ambasada franceze ka reaguar nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë me email, për vdekjen e Florenc Beqirit, të riut shkodran që ndërroi jetë në mënyrë enigmatike në Marsejë. Ambasada i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Florencit dhe bën me dije se në ditët në vijim do të kryhet autopsia.

Reagimi i plotë i ambasadës së Francës në Tiranë:
Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta, për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar, i cili vdiq në qendrën spitalore ‘Nord’, në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet për rrethanat e kësaj tragjedie do të vazhdojnë.

Fill më pas ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë, duke bërë me dije se ambasada shqiptare në Francë, është njoftuar hap pas hapi për ngjarjen, nga autoritetet vendase.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Republikës së Shqipërisë, informon opinionin publik se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qendrën spitalore Marseille-Nord. Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij, në Qendrën e Ndalimit Administrativ në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës, për largim nga territori francez. Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua në të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës, më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë, e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon. Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës, mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Florencit dhe dëshiron të sigurojë opinionin publik se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë përbën prioritet absolut. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY