Arrestohet 26 vjeçari me Porsh-Kajan, aksidentoi për vdekje këmbësorin

Arrestohet 26 vjeçari me Porsh-Kajan, aksidentoi për vdekje këmbësorin

69
0
Shares

Një 26 vjeçar u arrestua nga policia pasi aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor. Në prangat e policisë ra Drilon Ymeri nga Lezha. Sipas policisë, rreth orës 23:30 të së premtes në rrugën Fushë Krujë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip Porsh-Kajan, 26 vjeçari ka aksidentuar këmbësorin L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY