Lajm i hidhur nga Marseja, ndërron jetë 23-vjeçari Florenc Beqiraj vetëm një...

Lajm i hidhur nga Marseja, ndërron jetë 23-vjeçari Florenc Beqiraj vetëm një ditë pasi pranë tij shkoi i ati

333
0
Shares

Një lajm tronditës është ai që mbërrin nga Marseja e Francës, ku Florenc Beqiraj, i riu shkodran i masakruar në një burg të këtij qyteti sapo është ndarë nga jeta. Lajmi i hidhur vjen vëtëm një ditë pasi në Francë mbërriti babai i tij, ndërsa djali luftoi për disa ditë me vdekjen në spital. 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave pasi ishte ne gjendje kome. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

Ai është gjetur i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja, ndërsa shumë të tjerë shprehen me bindje se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm. Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY