FOTO/ Dy të moshuara të ulura në stol merren para nga makina...

FOTO/ Dy të moshuara të ulura në stol merren para nga makina te zona e Brrylit

131
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit, në Tiranë. Dy të moshuara, të cilat ishin ulur në një stol për të pushuar janë marrë përpara nga një automjet tip ‘Peugeot’. Mësohet se ato ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj shoferit.

Njoftimi i policisë: Me datë 22.12.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Zhan Dark”, ka një aksident. Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se: Në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY