Çeki & Gjermani, shkatërrohet banda e grabitësve të makinave luksoze, 9 shqiptarë...

Çeki & Gjermani, shkatërrohet banda e grabitësve të makinave luksoze, 9 shqiptarë në pranga

127
0
Shares

Policia çeke ka goditur një bandë që merrej me grabitjen e makinave luksoze Range Rover në Republikën Çeke dhe në Gjermani. Policia bëri me dije se tre burra me bazë në Varnsdorf, në veri të Bohemisë udhëhiqnin grupin, shpesh duke përdorur dhunën për të arritur objektivat e tyre dhe për të kontrolluar anëtarët e tjerë të bandës. Pasi grabitnin makinat, kanë përdorur dokumente të rreme për të kryer importin e tyre, duke ndryshuar karakteristikat e identifikimit mekanik dhe elektronik të tyre.
Falë dokumenteve të rreme, grupi i kaloi makinat jashtë si makina të importuara nga Greqia dhe më pas ua shisnin ato tregtarëve që i eksportonin jashtë vendit, shkruajnë mediat çeke.
Nëntë të dyshuar me origjinë shqiptare u arrestuan përfshirë krerët e bandës në veri dhe verilindje të Bohemisë. Bandat ka kryer grabitje të makinave me vlerën e 12 milionë koronave çeke ndërsa në Gjermani janë regjistruar 30 raste të vjedhjes së makinave Volkswagen dhe Range Rover me vlerë 730,230 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY