Babai “i çmendur” shqiptar qëllon pa mëshirë foshnjen 5-muajshe në Itali, rreh...

Babai “i çmendur” shqiptar qëllon pa mëshirë foshnjen 5-muajshe në Itali, rreh edhe gruan në sy të mjekëve

99
0
Shares
Foto ilustruese

Në spitalin ‘Mazzoni’ në Ascoli ka ndodhur një ngjarje e rëndë mbrëmjen e së hënës dhe për protagonist ka një shtetas shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se një burrë shqiptar ka qëlluar pa pushim foshnjen 5 muajshe dhe bashkëshorten e tij. Burë e grua shqiptar janë paraqitur me urgjencë me beben e tyre vetëm 5 muajshe, që nuk ndalte ulërimat. Nëna i ka thënë mjekëve se fëmija i kishte rënë teksa ajo po e ndërronte dhe kishte përplasur edhe kokën. Por duket se dëshmia e nënës nuk i ka bindur mjekët, pas disa shenjave dhe hematomave të dyshimta që i panë, mes të cilave edhe shenja të gishtave në faqe, me gjasë një shpullë. Foshnja kishte edhe hematomë në ballë.

‘Teksa fëmija iu nënshtrua gjithë kontrolleve të nevojshme dhe u qetësua dhe e zuri gjumi plasi sherri mes burrit dhe gruas. Infermierët kanë treguar se burri iu sul me dhunë gruas brenda dhomës së fëmijës, dhe megjithë ndërhyrjen e tyre nuk e lëshonte’, shkruan panorama. Ndërhyri roja e sigurisë, i cili me pas njoftoi edhe policinë. Vetëm kur dëgjoi këtë shqiptari doli nga dhoma. Infermierët kanë treguar më pas me detaje sherrin, dhunën e ushtruar nga burri dhe fyerjet e bëra prej tij. Dje, u dëgjua versioni i fakteve nga nëna dhe sot do të dëgjohet babai. Ndërkohë mjekët e dhomës së urgjencës e raportuan çështjen tek shërbimet sociale që do të fillojnë një hetim për të vlerësuar nëse është e nevojshme të fillohet një masë mbrojtëse për fëmijën. Ndërkohë, nëna nuk ka paraqitur denoncim për burrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY