FOTO/ Te Zogu i Zi bëhet nami me tym dhe flakë, ‘Fordi’...

FOTO/ Te Zogu i Zi bëhet nami me tym dhe flakë, ‘Fordi’ shkrumbohet plotësisht

116
0
Shares

Te zona e njohur si Zogu i Zi në Tiranë, gjatë orëve të paradites ka shpëthyer në flakë një automjet tip ‘Ford’. Policia bën me dije se makina është djegur plotësisht, ndërsa shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Më datë 20.12.2017 rreth orës 11:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek sheshi ” Karl Topia”, një mjet i parkuar ka marr flakë. Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se: Në Sheshin “Karl Topia”, në krah të një qedre tregtare, ka marrë flakë mjeti i parkuar, me drejtues shtetasin L.A., Për pasojë mjeti është djegur plotësisht, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY