FOTO LAJM/ “Dhuna e kryekriminelit të qeverisë, gjakos njerëz të thjeshtë”

FOTO LAJM/ “Dhuna e kryekriminelit të qeverisë, gjakos njerëz të thjeshtë”

96
0
Shares

Protestuesit e opozitës së bashkuar para Parlamentit të Shqipërisë u provokuan me gaz lotësjellës dhe më pas u dhunuan nga policia, por askush nuk e pranoi këtë të vërtetë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar sot, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke publikuar foton e një djali të dhunuar nga policia.

“Ja se ç’ bën dhuna e kryekriminelit në krye të qeverisë, gjakos njerëz të thjeshtë. Ky është kryekrimineli në krye të qeverisë, që do të bënte Aleancë me popullin. Ky që i tha policisë: “Flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste” dhe që e ka denoncimin sa një mal në Prokurori të Përgjithshme. Po për të gjitha këto gjëma të kryekriminelit të qeverisë, a do të hetojë kjo prokuroria që u klonua me 69 vota?!”, shkruan Vasili i revoltuar në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY