FOTO/ Greqi makina “fluturon” në det, humb jetën shqiptari

FOTO/ Greqi makina “fluturon” në det, humb jetën shqiptari

111
0
Shares

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve është shqiptar. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Messolonghi. Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. Automjeti përshkoi edhe disa metra dhe më pas u rrëzua në det. Drejtuesi 30-vjeçar humbi jetën menjëherë. Trupi i tij i pajetë u nxorr nga zhytësit e policisë.
Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Më pas u transferua në spitalin e Patras për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda.
Emri i tij nuk është bërë me dije, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për këtë aksident fatal. Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY