DETAJE/ Itali, shqiptari arrestohet ndërsa po hipte në avion

DETAJE/ Itali, shqiptari arrestohet ndërsa po hipte në avion

135
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroport nga policia italiane në momentin që do të hipte në aeroplan me destinacion Milanon.
Ai është Betim Ymeri, i shpallur në kërkim që prej vitit 2012. Gjykata e Apelit të Triestes e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg dhe 14 mijë Euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike. Ymeri duhet të vuajë edhe 1 vit e 10 muaj burg.
Oficerët e policisë italiane në aeroport vunë re se dokumenti i 34-vjeçarit përmbante të dhëna që nuk përputheshin me identitetin e tij. Megjithatë, dokumenti i shqiptarit ishte i rregullt dhe i ligjshëm. Betim Ymeri u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Pagliarelli. Hetimet për këtë rast janë duke vijuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY