ORARI/ Tiranë, OSHEE njofton ndërprerje energjie nesër

ORARI/ Tiranë, OSHEE njofton ndërprerje energjie nesër

130
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar sot, se nesër dhe në të gdhirë të ditës së mërkurë, Nënstacioni Qendër do të stukohet e si rezultat shumë zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike gjatë intervalit kohor nga ora 00:00 deri në 05:00.
Sipas OSHEE, kjo ndërhyrje bëhet për kontrollimin dhe kolaudimin e transformatorit, në mënyrë që në ditët e festave të mos ketë asnjë problem në furnizimin me energji elektrike në Tiranë.
OSHEE njofton se, në kuadër të zbatimit të planit të masave që ka hartuar kompania për festat e fundvitit, me qëllim sigurimin e furnizimit me energji elektrike, do të stakojë transformatorin 50 – 80 MVA 110/20 kV të Nënstacionit Qendër, Tiranë
Qëllimi i këtij stakimi lidhet me kontrollin, testimin dhe kolaudimin e transformatorit, proces ky, shumë i rëndësishëm, për të parandaluar dhe shmangur ndonjë avari të mundshme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike.
Punimet do të kryhen më datë 19 dhjetor, gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 05:00, dhe OSHEE ka marrë të gjitha masat organizative-teknike për lidhjen unazore të të gjithë fiderave 20 kV, për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike.
Pavarësisht masave, proceset më lartë, diktojnë teknikisht “takim dhe stakim” të fiderave, të cilat mund të shoqërohen me shkëputje disa minutash të energjisë, gjatë intervalit kohor 00:00 – 05:00, për të cilën OSHEE kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY