PROTESTA/ Vasili flet për sakrificë: Të shpëtojmë Shqipërinë, Rama s’ka parë gjë...

PROTESTA/ Vasili flet për sakrificë: Të shpëtojmë Shqipërinë, Rama s’ka parë gjë akoma

69
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është në hapat e fundit të përgatitjes së protestës që opozita ka paralajmëruar për ditën e nesërme, në kuadër të ndalimit të procedurës për zgjedhjen e një Kryeprokurori kryekëput politik nga mazhoranca.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike, ka folur edhe kreu i grupit Petrit Vasili, i cili ka kërkuar mobilizim madhor në këtë moment kritik për vendin. Vasili nënvizoi se vendi është marrë peng nga një klan mafioz, që ka kapur për fyti shtetin dhe po gjunjëzon sistemin e drejtësisë.

“Sot duhet të reagojmë, jo nesër, pasi nesër është dita e zgjedhës jo e zgjidhjes. Ne e kemi provuar se çfarë do të thotë që një njeri i vetëm të ketë në dorë gjithçka. Ndaj nga nesër çdo sakrificë nuk është asgjë në krahasim me atë që do të fitojë vendi. Ne nuk mund të lemë Shqipërinë në duart e një sharlatani, që do nga ky vend vetëm paratë që po i grabit. Është si një muhaxhir që është strehuar në Shqipëri përkohësisht dhe kërkon të grabisë gjithçka. Po i them Edi Ramës që s’ka parë gjë akoma, dhe nesër do të shohë atë që s’ka parë”, tha Vasili.

Ai gjithashtu shtoi se duhet nesër do të protestohet për të ndalur funeralin që Edi Rama po i bën reformës në drejtësi.

“Ne do të jemi nesër në Kuvend dhe mijëra të tjerë do të jenë jashtë, që reforma në drejtësi të mos vdesë. Rama kërkon të rrëmbejë Kryeprokurorin që të përdorë drejtësinë si një hu kundër qytetarëve. Nuk është problemi i emrit të Kryeprokurorit, por i parimeve. Duhen ndalur Kryeprokurorët e Edi Ramës, që duan të fusin në burg këdo, ndërsa kusarët e vërtetë, përfshi këtu edhe shkollëpakun ti lenë të tallen me shqiptarët, të buzëqeshin dhe të vjedhin”, deklaroi Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY