Amnistia për gjobat e makinave, nxitoni sepse afati i fundit është …

Amnistia për gjobat e makinave, nxitoni sepse afati i fundit është …

169
0
Shares

Drejtoria e Shërbimet të Transportit Rrugor ju kujton drejtuesve të mjeteve që kanë detyrime të pashlyera se kanë afat deri në 31 dhjetor për të përfituar nga amnistia. Zbatimi i ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Kështu thotë në një njoftim të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku thekson se procedurat mund të ndiqen deri më datë 31 dhjetor 2017.

“Brenda datës 31.12.2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar dhe azhurnuar listën e mjeteve objekt i ligjit 33/2017, ku të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës dhe karakteristikave të tjera të mjetit në këtë listë. Subjektet/personat përgjegjës të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

Fshirja e detyrimeve

Subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë së taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota”, thuhet në njoftim DPSHTRR./GSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY