EMRAT & FOTO GALERI/ Gjermania përzë në orën 03:00 të mëngjesit, familja...

EMRAT & FOTO GALERI/ Gjermania përzë në orën 03:00 të mëngjesit, familja e famshme shqiptare “pushton” faqen e parë të “Bild”

385
0
Shares

Tre vite qëndruan në Gjermani, por shtetit ka vendosur që ti kthejë në Shqipëri. Familja e Xhezo Ajazaj po jetonte në Berlin dhe ky i fundit ishte shpallur edhe punëtori i vitit, por kjo nuk e ka penguar që ata të deportohen për në Shqipëri, shkruan ‘Bild.de’.
Xhezo Ajazaj 31-vjeç dhe gruaja e tij Artjola 29 vjeç si dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç dhe Lejman, si dhe Karolina 6 muajshe e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri.
Pavarësisht se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.
Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit, por senatori i brendshëm nuk ka pritur më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.
Në orën 3:00 të natës, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi pasi duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.
Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, ndërsa historia e tyre ka bërë bujë edhe në mediat gjermane. Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe çështja e tyre të rishikohet.
Edhe pronari i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar që punonte në ndërtim, duke theksuar se ‘punon sa për tre vetë’.
Babai ishte një punëtor i përhershëm, gruaja e tij kishte një pozicion trajnimi si një infermier, pra e gjithë familja është e integruar mirë.
Pastor Reinhart Kraft, i cili kishte diskutuar largimin me familjen të enjten, është indinjuar: “Familja ishte e gatshme të largohej. T’i trajtojmë tani si keqbërës është e pakuptueshme. Unë jam i tronditur. ”
Pavarësisht këtyre familja shqiptare është përzënë dhe sipas legjislacionit ata nuk mund të shkojnë më në Gjermani për 2 vite pasi ata janë përzënë forcërisht nga Gjermania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY